Në Komunën e Lipjanit mbahet seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
Për nderë të 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot në Sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, është mbajtur mbledhje solemne, e cila është hapur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Daut Azemi.
Ndërsa, Kryetari i Komunës Imri Ahmeti në fjalen e tij ka thënë se kur sot festojmë Ditën e Pavarësisë, Republikës, sonë pashmangshëm i referohemi të kaluarës tonë të lavdishme, që e kaluam si shoqëri me gjithë ato sakrifica sublime të gjeneratave të tëra për të shënuar këtë ditë, për liri, pavarësi dhe shtetësi.
Po ashtu Kryetari Imri Ahmeti, ka shtuar se Idealet, motivi burimor i përhershëm i brezave të tërë përbashkoi përpjekjet në etapa të ndryshme të brezave të ndryshëm, ideali i të qenurit të pavarur, synimi për të qenë të lirë e të barabartë si kombet e si popujt tjerëmbi këto hapësira në europë e më gjerë, përgjatë të qenurit në këto troje etnike jetoi në shpirtrat e ndjenjat e shqipeve duke mos u pajtuar asnjëherë, në asnjë fazë të zhvillimit të shoqërisë me fatin e rezervuar nga të tjerët, por çdo herë në çdo etapë të ekzistimit tonë kombëtar patriot e mendimtar, organizuan kryengritje e forma të ndryshme organizimeve me armë e në forma të mundshme për kohën për gjatë gjithë historisë tonë për të vendosur vetë për fatin e vetë, në shtetin e vet, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti duke shtuar se na mbetet obligim i përhershëm secili nga ne që Republikën e Kosovës, vendin tonë ta ndërtojmë në shtet model të së drejtës, në shtet të zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit gjithë përfshirës ku secili qytetarë do të ndjejë veten krenar për vendin e vet. Padyshim panorama e procesit të shtetë ndërtimit kërkon vazhdimësi të përkushtimit shtetëror e integrues mbi vlerat dhe parimet shtetrore.
Po ashtu gjatë mbledhjes solemne qytetarëve të Komunës së Lipjanit u është drejtuar edhe Kryetari i Bashkisë së FushëArrëzit Frank Tuci, i cili ka uruar më të mirat për vendin tone me rastin e 12 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në fund të kësaj mbledhje delegacioni i Komunës të prirë nga Kryetari Imri Ahmeti fillimisht kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Sheshin e qytetit, si dhe tek shtatorja Heroit “Ismet Asllani” si shenjë respekti dhe përkujtimi për të gjithë ata që kontribuan, delegacionet nga Komuna e Lipjanit kanë nderuar dëshmorët dhe martirët me vendosjen e
buqetave me lule.

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...