Në Komunën e Lipjanit mbahen aktivitete të ndryshme për 16 ditët e solidarizimit me viktimat e dhunës në familje (FOTO)

PUBLIKUAR

Këshilli komunal për mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe baza gjinore në kuadër të Komunës së Lipjanit në vazhdimësi të aktiviteteve për 16 ditët e solidarizimit me viktimat e dhunës në familje ka vazhduar aktivitetin në lokalitetet e Komunës së Lipjanit me grupe të ndryshme të komunitetit.

Në Janjevë u mbajtë takim me gratë e etniteteve të ndryshme sa i përket dhunës në familje dhe baza gjinore.
Gjatë këtij takimi me të pranishmet rreth kësaj teme kanë diskutuar Makfirete Shamolli drejtoreshë e Qendres për Punë Sociale, Gjyste Dabaj zyrtare për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore dhe Fjolla Ibrahimi zyrtare e shërbimeve sociale, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare


Po ashtu ditë më parë aktivitet i tillë u mbajt nga zyrtarja për barazi gjinore dhe anëtarët e këshillit komunal në bashkëpunim me OSBE-në të cilët kanë trajtuar këtë temë me nxënës të klasës së nëntë.


Në kuadër të aktivizimit 16 ditor Komuna e Lipjanit në ditët në vazhdim deri në përmbyllje të kësaj fushate do të vazhdoj edhe me aktivitete të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...