Në Komitetin Ushtarak të NATO-s diskutohet edhe për Kosovën

PUBLIKUAR

Komiteti ushtarak, autoriteti më i larë i NATO-s do të mblidhet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel, ndërsa ndër të tjera do të diskutohet edhe për situatën në Kosovë dhe misionin ushtarak të NATO-s në Kosovë, KFOR-in.

Në njoftimin e NATO-s bëhet e ditur se admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak, do të kryesojë takimin, në të cilin do të marrin pjesë shefat e mbrojtjes aleate dhe homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia të ftuar.

Takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s në sesionin me 32 ministra të Mbrojtjes do t’iu mundësojë të diskutojnë çështje me rëndësi strategjike për Aleancën.

“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR), Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, sigurinë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...