Në klauzolën e kontratës së Lewas është cekur edhe numri që do ta mbajë në fanellë

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski iu bashkua së fundmi Barcelonës pasi u largua përfundimisht nga Bayern Munichu.

Dhe, mediat spanjolle raportojnë se në klauzolën e nënshkrimit të kontratës është cekur edhe numri që do ta mbajë në fanellë sulmuesi polak.

Mediumi “Sport” raporton se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit do ta mbajë në fanellë numrin “9”, edhe pse për momentin ai i takon sulmuesit holandez, Memphis Depay, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Lyonit, ose do të largohet nga gjiganti katalunas ose i duhet ta marrë një numër tjetër, nëse qëndron eventualisht në “Camp Nou”.

Ndërkohë, në treg kanë dalë fanellat e Lewandowskit, prej të cilave Barça shpreson t’i fitojë 20 milionë euro, ndërsa lojtarin e bleu për 50 milionë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...