Në Janjevë mbahet manifetimi “Gjurmë të Gjeçovit” 2016

PUBLIKUAR

Organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, të premten në Janjevë, është mbajtur edicioni i 22-të me radhë manifestimi letrar – kulturor “Gjurmë të Gjeçovit” 2016. Po ashtu në këtë ditë është kremtuar dita e SH.F.M.U në Janjevë e cila mban emrin e Atë Shtjefën Gjeçovit, njofotn Komuna.
Etnologu e publicisti Gjeçovi ka lindur në Janjevë, ka shërbyer si mësues dhe famulltarë në shkollën e Janjevës dhe në shumë vise të tjera shqipëtare.
Me këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli, ka çmuar lart figurën e Shtjefën Gjeçovit, duke thënë se, ky aktivitet kulturor po i kushtohet njërit prej figurave më emblematike të kohës, e këtë vit manifestimi kushtuar Atë Gjeçovit është edhe më madheshtor pasi që pak muaj më parë u bë shenjtërimi i Nënës Terezë, bijës tonë të madhe që me punën edhe sjelljen e saj të urtë i përvetësoj miliona zemra të fëmijëve dhe të varfërve anë e mbanë Botës.
Manifestimi është mbyllur me orë letrare nga përfaqësues të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe anëtarëve të grupit letrar “ Fazli Grajqevci” të Lipjanit, ndërsa, nxënësit e sh.f.m.u “ Shtjefën Gjeçovi”, kanë shfaqur një program kulturorë.

14517489_1281930511818758_5121216358255720308_n14581486_1281925951819214_6445866943239604689_n14563519_1281926875152455_7857837610859332190_n

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...