Në ISIS për t’u martuar

PUBLIKUAR

Norë Zuzaku (20) kishte lënë burrin, me të cilin ishte e martuar në Zvicër, për t’u kthyer në shtëpinë e prindërve të saj, në Vërbicë të Gjilanit, për t’u njoftuar në ndërkohë me Tahir Isufin përmes rrjeteve sociale.

Isufi, i martuar dy herë, kishte lënë të dy gratë e tij në shtëpinë e tij në Mitrovicë, derisa kishte planifikuar martesën me Norën, në “Shtetin Islamik”, shkruan ‘Zëri’.

Tahir Isufi (29) së bashku me të dashurën e tij Norën dhe me shokun e tij Ismajl Zenelin (21), më 14 nëntor ishin nisur nga Kosova me qëllim që t’i bashkohen “Shtetit Islamik” në Siri.

Jo përmes Aeroportit të Prishtinës, siç shumica e pjesëmarrësve në ISIS nga Kosova kanë shkuar, ata me autobus kishin udhëtuar deri në Han të Elezit nga aty e kishin marrë një taksi për të shkuar deri në Aeroportin e Shkupit prej nga janë nisur për në Stamboll.

Këta të tre janë zbuluar nga autoritetet turke më të mbërritur në Stamboll, prej nga edhe janë kthyer. Me t’u kthyer në pikën kufitare të Hanit të Elezit, tre personat janë arrestuar nga Policia, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Bashkimit apo pjesëmarrjes në një formacion të jashtëm paraushtarak ose parapolicor”.

Të tre personat të martën janë paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku edhe iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...