Ylli i Francës, Kylian Mbappe, mund të gjejë mënyra të ndryshme për t’i prishur planet e Urugait, sipas bashkëlojtarit të tij, Blaise Matuidi.
Mbappe shkëlqeu në fitoren e Francës kundër Argjentinës, duke shënuar dy gola dhe duke fituar një penallti, transmeton Gazeta Express.
Matuidi ndjenë se Mbappe është i aftë që të shkëlqejë përsëri me Francën, pavarësisht performancës së Uruguait.
“Kur e shikon në stërvitje ditë për ditë, mund të them se edhe në hapësira të vogla, djaloshi i vogël është i fortë”, tha ai.
“Edhe nëse Uruguai është i vështirë dhe nuk lenë hapësira për kundërshtarin, ai mund të gjejë hapësirë”.
“Ne i besojmë atij”. /Gazeta Express/


