Në Gadime është mbajtur ndëgjimi i pare publik lidhur me projeksionet buxhetore

PUBLIKUAR

Organizuar nga Komuna e Lipjanit, në fshatin Gadime përkatësisht në shkollën fillore “ Zenel Hadini”, është mbajtur dëgjimi i parë publik lidhur me projeksionet buxhetore për periudhën afatmesme 2016-2018 me qytetarët e fshatit Gadime, Babush, Marevc, Gllavicë, Vrellë dhe Plitkoviç.
Në këtë rast Shkelzen Hajdini, drejtor për Buxhet dhe Financa ka informuar qytetarët prezent, se në vitin 2016 Komuna e Lipjanit ka planifikuar mjetet për perfundimin e kanalizimit në Gadime të Eperme, Asfaltimin e rrugëve në Gadime të Ulët, ndërtimi i fushës sportive në Gadime të Ulët, Instalimin e nxemjes qendrore në Shkollën fillore në Babush, eliminimin e deponive te egra dhe ndërtimin e rrethojave në shkollën fillore në Babush.
Gjithashtu, drejtori Hajdini gjatë këtij takimi ka informuar të pranishmit edhe për punët e kryera dhe punimet që jane duke u zhvilluar në këto lokalitete si dhe projektet që do të fillojnë së shpejti si: rregullimi i rrethojave në shkollen fillore në Gadime, rregullimi i shtratit te lumit ne Gadime te Ulët, ndërtimi i trotuareve në Gadime të Eperme dhe Babush, asfaltimi i rrugëve në Gadime të Ulët, asfaltimi i rrugëve në Gadime të Epërme, ndërtimi i trotuarëve në Gadime të Ulët etj.
Ndërsa shumica e nevojave të ngritura nga ana e qytetarëve në këtë takim janë të përfshira në planifikimet buxhetore dhe pjesa tjeter e nevojave do të konsiderohen me seriozitet në futjen e prioriteteve të Komunës ka thënë Hajdini. Ai siguroj që do të bëhen të gjitha përprekjet për vazhdimin e rregullimit të shtratit të Lumit në Gadime të Eperme, ndërtimin e trotuarit në Gadime të Eperme, Asfaltimin e rrugicave në Gadime të Epërme, Asfaltimin e një rruge në Marevc dhe rrugën Babush-Cernille.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...