Në Fushë Kosovë e Lipjan rekomandohet të mos pihet uji nga çezmat, në Prishtinë po

PUBLIKUAR

Ujësjellësi Rajonal Prishtina bënë të ditur se pas reshjeve, ku filluan vërshime në pothuajse të gjitha zonat e Kosovës ata po monitorojnë cilësinë e ujit të pijshëm pandalshëm, duke marrë mostra në pika të shumta të të gjitha zonave të shërbimit, e më pas duke i bërë të gjitha analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike brenda laboratorit të tyre.

Thonë se të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Batllavës dhe i Badocit, lirisht mund ta përdorin ujin për pije dhe nevoja tjera shtëpiake, pasi që parametri i turbullirës, si në ujin e papërpunuar si në atë të përpunuar është brenda standardeve të cilësisë së ujit për konsum njerëzor.

Por, rekomandojnë konsumatorëve të qytetit të Fushë Kosovës dhe Lipjanit me të gjitha fshatrat përreth, të gjithë ata konsumatorë që furnizohen me ujë të pijshëm nga puset e Kuzminit dhe puset e Lipjanit, që për shkaqe sigurie, për shkak se vërshimet mund të jenë ndotës të këtyre puseve, që ujin mos të e përdorin për pije, por vetëm për nevoja të tjera, derisa të përmirësohet parametri i turbullirës, dhe vetëm atëherë, kur ujësjellësi të del me një njoftim tjetër që ujin mund ta përdorin edhe për pije.

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k,...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...