Në fund të vitit 2022, Tayna ka një mesazh për fansat

PUBLIKUAR

Tayna, është njëra nga reperet më të suksesshme shqiptare.

Edhe gjatë këtij viti, ajo ka korrur suksese të shumta, shkruan lajmi.net.

Tashmë kur jemi drejt fundit të vitit 2022, ajo është drejtuar me një mesazh për fansat.

“Të gjithë kanë momentet e tyre të këqija edhe ata të cilët kanë një vetëbesim shumë të lartë. Por, mësoni të mos jeni aq të ashpër me veten dhe gjithmonë kini besim se gjithçka po ndodh për të mirën tuaj, pavarësisht se sa e vështirë është ta besoni.”, është shprehur reperja.

“Më e rëndësishmja, besoni në veten tuaj. Ajo që ju mendoni për veten tuaj është i vetmi mendim që ka rëndësi në fund të ditës sepse është jeta juaj. Ju dua të gjithëve dhe jam e lumtur që ju kam ndihmuar në ndonjë mënyrë. Ndjeva nevojën për t’ju dërguar të gjithëve pak energji të mirë në fund të këtij viti.”, ka përfunduar ajo.

Tayna mes tjerash edhe në vitin 2023 do të vazhdojë me publikimin e këngëve të albumit të saj “Bipolar”, nga i cili do të sjellë edhe disa klipe./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...