Në fshatin Sllovi është përuruar çerdheja e re

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtor sot ka përuruar çerdhen e re në Sllovi, njofton Komuma

Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka uruar prindërit e Sllovisë fillimin e punës së çerdhës së re, normalisht që për ne është njdejnjë e veçantë përurimi i kësaj hapësire me standarde të larta dhe kushte moderne, e cila do të shërbejë për edukimin e fëmijëve në moshë të hershme. Ai ka theksuar se investimi në çerdhe publike, është i rëndësishëm sepse sa më të vegjël të kyqen fëmijët në institucione arsimore aq më shumë përparojnë dhe përgatiten për rrugën e tyre drejt shkollimit.

“Ky ishte edhe zotim i yni që që edhe nëpër fshatrat e komunës sonë të ndërtohen hapësira të tilla, në mënyrë që të gjithë ata prindër që punojnë të i’u krijohet një mundësi shtesë lehtësimi për vendosjen e fëmijëve të tyre në këtë institucion publik” është shprehur kryetari Ahmeti.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe zëvendës shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë Larissa Bruun, e cila tha se është e mrekushllueshme të jesh pjesë e bashkëpunimit në zgjerimin e arsimit të hershëm. Komuna e Lipjanit dhe Kryetari Imri Ahmeti kanë bërë shumë në këtë drejtim dhe ne e dijmë që kjo është arritur me një përkushtim e mund të madh.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...