Në ditëlindjen e të motrës, Rita Ora publikon imazhe të veçanta nga momentet e kaluara ndër vite me Elenën

PUBLIKUAR

Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, Elena Ora, feston sot (e martë) ditëlindjen e saj.

Elena e cila ka qenë një shtyllë e fortë në karrierën e Ritës si menaxhere e saj, ka marrë urime të shumta në këtë ditë të veçantë nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Nuk kishte se si të mungonte edhe një urim nga vet artistja shqiptare me renome botërore, e cila zgjodhi platformën Instagram, për të publikuar disa fotografi me më të shtrenjtën e saj.

Nga imazhet, shihet se Rita dhe Elena janë thuajse çdo kund bashkë dhe madje edhe vet Rita në një intervistë të disa viteve më parë ishte shprehur se “ato janë pothuajse në çdo fotografi të fëmijërisë së bashku, sepse kanë bërë pothuajse çdo gjë bashkë”.

“Urime ditëlindjen motër”, shkroi Rita në mbishkrimin e këtyre fotografive, në të cilat ka marrë urime të shumta nga ndjekësit për motrën e saj të madhe.

Elena është fëmija më i madh në familjes që vjen para Ritës, teksa të dy motrat kanë edhe një vëlla më të vogël të quajtur Don.

Familja Sahatçiu (Ora) u shpërngulën nga vendlindja e tyre në Prishtinë, në vitin 1991 kur Rita aso kohe ishte vetëm një vjeçe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në...

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...