Në mesin e personaliteteve të cilat janë pritur që të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Megjithatë, siç mëson Telegrafi, presidenti turk nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri.
Por nga republika e Turqisë në këtë ceremoni do të jetë kryetari i Parlamentit të këtij vendi, Çemil Çiçek.
Erdogan dhe Thaçi gjatë takimeve të tyre e kanë quajtur njëri tjetrin vëlla, duke dëshmuar kështu për raportet miqësore në mes të dy vendeve.
Ndryshe, nesër, në sheshin “Skëndërbeu”, pritet të bëhet inaugrimi i presidentit Hashim Thaçi, ku pritet të marrin pjesë rreth 1000 mysafirë. /Telegrafi/


