Në bibliotekën e Lipjanit është hapur ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”

PUBLIKUAR

Me rastin e 140-vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, sot në Bibliotekën e Lipjanit është hapur ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”, e cila u mundësua nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Qendra Dokumentare Shkencore dhe Këshilli Kombëtar për Paqe.


Nënkryetari i Lipjanit, Fauz Xhemajli duke i përshendetur të pranishmit, ka thënë se ”Dokumentet autentike arkivore të ekspozuara dëshmojnë për shtrirjen e popullatës shqiptare deri në Nish dhe Pirot si dhe për jetën e tyre në qytetet e tjera Beograd, Kralevë, Smederevë, Kryshec. Në mënyrë faktografike janë paraqitur të dhënat për numrin e shqiptarëve në këto treva si dhe emrat e 703 vendbanimeve të Sanxhakut të Nishit, në të cilat kanë jetuar popullata shqiptare me rreth 250.000 banorë, duke filluar nga Alabana, Arabanasi e deri te Kastrati, Rudari e shumë fshatra të tjera”.


Po ashtu e gjithë ekspozita është realizuar e në formë katalogu, e cila ka për qëllim që të shërbej si udhërrëfyes informativ.
Ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878” do të jetë e hapur 10 ditë dhe do të kenë rast qytetarët, studentët, nxënësit dhe të tjerët të njihen me me një të kaluar të historisë tonë

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...