Në “Allianz Arena” u lënduan 5 lojtarë…!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Boateng, Martinez e Robben u dëmtuan për Bayernin, kurse Isco dhe Carvajal lan fushën para kohe për Realin.

Fitore me shije të hidhur, apo humbje zhgënjyese e dyfishtë – kështu mund të konsiderohet ndeshja në “Allianz Arena” për Real Madridin e Bayern Munichun, raporton Gazeta Express.

Real Madridi mori fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Bayernit, por humbi dy lojtarë – Iscon dhe Dani Carvajalin.

Isco u dëmtua në fillim të pjesës së parë në shpatull dhe pothuajse gjatë gjithë 45 minutave, ai luajti më dhimbje, bëri të ditur Zinedine Zidane, që inkuadroi Marco Asension menjëherë në fillim të pjesës së dytë.

Kurse Dani Carvajal, la fushën e lojës në minutën e 67-të, duke u inkuadruan në lojë sulmuesi, Karim Benzema, kurse vendin e mbrojtësit spanjoll e zuri Lucas Vasquez.

Ndërsa Bayerni, përveç humbjes, përjetoi edhe zhgënjimin e dëmtimeve. Arjen Robben, Jerome Boateng dhe Javier Martinez – që të tre u dëmtuan në sfidën në “Alianz Arena”.

Robben e Boateng u larguan nga loja në pjesën e parë, kurse Martinez në minutën e 75’.

Për Martinez, fillimisht u mendua se është zëvendësim taktik, por Jupp Heynckes konfirmoi se spanjolli u largua pasi kishte disa shqetësime.

Pra, të mërkurën mbrëma në “Allianz Arena”, u bënë pesë zëvendësime të detyrueshme, vetëm Mateo Kovacic në minutën e 83’ hyri në lojë në vend të Casemiros si ndërrim taktik.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” të martën, aty ku Bayerni edicionin e kaluar me po të njëjtin rezultat nga sfida e parë, i bëri shumë telashe Real Madridit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...