Në 2022 pritet të përmbushet mungesa e barnave esenciale në ShSKUK

PUBLIKUAR

Në 2022 pritet të përmbushet mungesa e barnave esenciale në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës

Viti që lamë pas konsiderohet njëri ndër vitet më të vështira të sektorit të shëndetësisë.

Duke pasur parasysh valët e një pas njëshme të Covid-19, pati numër të madh të pacientëve e mungesë të stafit shëndetësor në shumë shërbime mjekësore.

Sfidë tjetër ishte edhe mungesa e barnave esenciale në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Këtë e ka pohuar i pari i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Mirëpo sipas Krasniqit vitit 2022 pritet të jetë më i përballueshëm në këtë aspekt duke pasur parasysh që janë ndare një shumë më e madhe e buxhetit.

Meqë shumë klinika në QKUK janë duke operuar vetëm me ushtrues detyre, drejtori tha që gjatë këtij viti do të emërohen përmes konkurseve.

Po ashtu pritet që gjatë 2022 të finalizohet projekti për IFV, i cili për shkak të mungesës së buxhetit ka mbetur në gjysmë.

VIDEO

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...