Në 18 vjetorin e masakrës së Lybeniqit, 13 persona ende të pagjetur

PUBLIKUAR

Në Lybeniq të Pejës është përkujtuar 18 vjetori i njërës prej masakrave më të mëdha të luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë pervjetor, bashkë me familjarët dhe të afërmit, viktimat e Lybeniqit u përkujtuan edhe nga figura të skenës politike.

Me 1 prill 1999, forcat paramilitare serbe vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë të këtij fshati në mesin e të cilëve gra shtatzëna, fëmijë të moshës dy vjeçare dhe pleq mbi të nëntëdhjetat.

Për disa nga familjarët e të vrarëve dhimbja është akoma më e madhe për shkak se trupat e 13 personave të vrarë janë ende të pagjetur.

Në Lybeniq të Pejës, edhe më 25 maj të vitit 1998, forcat paramilitare serbe kishin pushkatuar 9 burra të këtij fshati. Ndërsa, pas gati një viti, më 1 prill të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë tjerë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...