Ndryshon data, mësohet se kur do të zhvillohet rimeçi mes Usyk dhe Joshuas

PUBLIKUAR

Raportohet se ka ndryshuar data për rimeçin mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshuas.

Joshua humbi titujt e tij botërorë të peshave të rënda WBA, IBF dhe WBO nga Usyk më 25 shtator të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Express.

Rimeçi mes këtyre boksierëve ishte planifikuar të zhvillohet më 23 korrik të këtij viti.

Por, “Telegraph” ka raportuar këtë të martë se meçi i radhës mes Usyk dhe Joshuas do të zhvillohet në mesin e muajit gusht, dy ose tri javë më vonë se 25 korriku.

Arsyeja e shtyrjes thuhet se lidhet me marrëveshjen e transmetimit të meçeve të Joshuas. “Sky Sports” thuhet se ka të drejtën e transmetimeve në Britaninë e Madhe, kurse “DAZN” do të marrë të drejtat ndërkombëtare për 32-vjeçarin.

Pritet që do të nevojiten edhe dy deri në tre javë të tjera për të zgjidhur çështjet ekzistuese rreth marrëveshjeve të transmetimit.

Vendi për përballjen mes boksierit nga Ukraina dhe atij nga Britania e Madhe nuk pritet që të ndryshojë.

Rimeçi mes Oleskandr Usyk dhe Anthony Joshuas do të zhvillohet në Arabinë Saudite. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...