Ndryshojnë kriteret për kolaudimin e makinave, ja normat që automjetet rrezikojnë të bllokohen

PUBLIKUAR

Nga 1 korriku 2016, asnjë mjet motorrik në territorin shqiptar nuk do mund të kalojë me testin e kolaudimit, nëse nuk përmbush normat e reja të ndotjes.

Më të rrezikuarat janë mjetet me moshë më të madhe, të prodhuara përpara vitit 2008, shkruan sot gazeta ‘Shqiptarja.com’.

Ministria e Transporteve ka publikuar normat e reja minimale të emetimit të gazrave, që do zbatohen pas më pak se dy javësh. Kështu, një makinë nafte (diesel) e prodhuar para vitit 2006 nuk do lejohet ta ketë emetimin e dyoksidit të karbonit mbi normën 4%, ndërsa treguesi i lëshimi i grimcave hidrokarbure nuk do jetë më i lartë se 1.000.

Më të ekspozuarat janë makinë e benzinës, të cilat kanë norma më strikte. Për makinat e benzinës para vitit 1980, koeficienti i tejdukshmërisë së tymit që del nga makina nuk duhet të jetë mbi 4.

Për makinat e prodhuara deri në vitin 2008, norma do të jetë 2.5/3.5. Ndërsa për automjtete e prodhuara pas vitit 2008, koeficienti nuk do të lejohet të shkojë mbi kufirin 1.5.

SHIKO MË SHUMË

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...