Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ndaj Glauk Konjufcës dhe Aida Dërgutit të caktohet masa e arrestit shtëpiak e cila do të llogaritet prej datës 30.12.2015 deri më dt. 14.01.2016.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda në çështjen penale ndaj tani të pandehurve Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale: Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK dhe Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK, pas njoftimit se këta të pandehur nuk kanë respektuar masën e sigurisë – paraqitje në Stacion Policor, masë kjo e caktuar sipas Aktvendimit PPRKR.nr.538/15 të dt.15.12.2015, vendosi për ndryshimin e masës ashtu që kundër të pandehurve Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti të caktohet masa e arrestit shtëpiak e cila do të llogaritet prej datës 30.12.2015 deri më dt. 14.01.2016. Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore. /Telegrafi/


