Ndryshime në listën e Spanjës, Enrique fton edhe Balden e Barcelonës

PUBLIKUAR

Pasi Jose Gaya do t’i mungojë Spanjës në Kupën e Botës, Luis Enrique ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin e tij.

Përzgjedhësi i Spanjës e ka ftuar mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde, shkruan Gazeta Express.

Kombëtarja spanjolle njoftoi zyrtarisht këtë të premte për këtë ndryshim në listë.

Balde më herët ishte i ftuar vetëm te Kombëtarja U21. Ai nuk ka regjistruar asnjë paraqitje zyrtare me Kombëtaren A.

19-vjeçari bëhet futbollisti i tetë i Barcelonës që do të luajë me Spanjën në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Eric Garcia, Jordi Alba, Sergio Busquets, Pedri, Gavi, Ansu Fati dhe Ferran Torres ishin futbollistët e ftuar më herët nga Enrique. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...