Ndodh edhe kjo: Ylli i Portugalisë u bën thirrje futbollistëve të mos shkojnë në Itali

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Joao Mario, i ka paralajmëruar lojtarët e Sporting CP, të cilët i kanë shfuqizuar kontratat e tyre me klubin, të mos e zgjedhin Italinë si destinacionin e tyre të radhës.

Bas Dost, William Carvalho, Gelson Martins dhe Bruno Fernandes i kanë shfuqizuar kontratat me Sporting dhe tani janë lojtarë të lirë, pasi ishin viktimë e një sulmi fizik gjatë një seance stërvitore me klubin, transmeton Gazeta Express.

Por, Joao Mario i ka këshilluar ata të mos shkojnë për të luajtur në kampionatin italian, Serie A.

“Mos e zgjidhni ligën italiane”, ka thënë mesfushori portugez në një konferencë për media.

“I tërë grupi është i fokusuar tek më e rëndësishmja, ndeshja kundër Spanjës. Shumë nga ne do të luajnë për herë të parë së bashku, dhe ky është motivim shumë i rëndësishëm për të gjithë ne”, tha Mario para ndeshjes së Portugalisë kundër Spanjës këtë javë në Botëror. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...