Ndjenja, afeksion apo strategji? Përplasen banorët e Ferma VIP për Limin dhe Albën

PUBLIKUAR

Mbrëmja e djeshme (e martë) në Ferma VIP 2 ka sjellë një tjetër diskutim të nxehtë mes banorëve.

Në qendër të vëmendjes ishte Lim Hoti dhe marrëdhënia e tij me Alba Pollozhanin.

Debati nisi nga Erandi, i cili hodhi në tryezë pyetjen që të gjithë duket se e kishin menduar: A e dashuron vërtet Limi Albën, apo është thjesht një lojë?.

Foto: Screenshot/Instagram

Keisi nuk hezitoi të përfshihej në debat dhe iu drejtua Esterit me një pyetje të drejtpërdrejtë.

“Ai foli troç. Nëse ty do të thoshte një djalë jashtë: ‘Me ty kam vetëm tërheqje seksuale’, ti çfarë do mendoje?”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mua më duket sikur nisi kot, por tani kanë vërtetë tërheqje për njëri-tjetrin”, tha ajo.

Sipas tyre, Limi po luan një lojë dhe nuk ka ndjenja të sinqerta për Albën.

Foto: Screenshot/Instagram

Elinara ka rikujtuar fjalët e Limit në fillim të lidhjes:“Ai e nisi kështu duke thënë ‘kam atraksion seksual’. Më pas në Prime tjetër e deklaroi: ‘partnerja ime’”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...