Ndihmohen 6 familje jetim të Komunës së Lipjanit nga organizata Human Appeal International

PUBLIKUAR

Organizata Human Appeal International është një organizatë humanitare e cila ka ndihmuar Komunën e Lipjanit në vazhdimësi. Sot kjo organizat në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe përkujdesjes Sociale në Lipjan, kanë bërë ndarjen e tre shporeteve të bardhë dhe tre lavatriqeve për 6 familjet jetimë të Komunës së Lipjanit.
Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdes Sociale, Avdullah Fazliu, ka falenderuar organizatën humanitare e cila vazhdimisht i ka dal në ndihmë qytetarëve të Komunës së Lipjanit, duke thënë se gjatë bashkëpunimit të vazhdueshëm të Komunës së Lipjanit, me Organizatën Human Appeal International, është arritur mjaft mirë në mbulesën e nevojave dhe kërkesave të familjeve në nevojë në shumë sfera, ku pos ndihmave për jetimët kanë dhënë ndihma tjera ushqimore, veshmbathje, mish për familje skamnore.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...