Ndërtohet sheshi ‘Adem Jashari’ në veri të Mitrovicës (Foto)

PUBLIKUAR

nd-euml-rtohet-sheshi-lsquo-adem-jashari-rsquo-n-euml-veri-t-euml-mitrovic-euml-s-foto_hdBanorët shqiptarë të veriut kanë ndërtuar mbrëmë gjatë natës sheshin ‘Adem Jashari’ në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës

Ata përreth tre orë kanë punuar në këtë shesh, duke vendosur një vazo të betonit me diametër prej 1.5 metra në udhëkryqin kryesor në ‘Lagjen e boshnjakëve’, ndërsa punimet kanë përfunduar rreth orës 2:30 pas mesnate.

“Duam të sensibilizojmë çështjen në mënyrë që institucionet e vendit të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër ndërtimit të sheshit ‘Car Llazar’ dhe bllokimit të rrugës tek ura që po bëhet nga ana e serbëve, ndërsa qëllimisht nuk kemi dashur të bllokojmë rrugën krejtësisht, për të mos e tensionuar situatën edhe ashtu të brishtë”, ka thënë njëri nga banorët i cili nuk ka dashur ta bëjë emrin publik.

Burime brenda banorëve shqiptarë të veriut bëjnë të ditur, se nëse nuk ndërpriten punimet në sheshin e ashtuquajtur të ‘Car Llazarit, veriut do t’i shtohen së shpejti edhe disa sheshe tjera nëpër lagjet veriore ku jetojnë shqiptarët.

sheshi22222

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...