Ndërpritet prodhimi i ujit në komunën e Shtimes

PUBLIKUAR

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët e Komunës së Shtimes (qyteti dhe fshatrat) se gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 14:00, ka ndërprerë prodhimin e ujit, për shkak të vërshimeve nga reshjet atmosferike që po mbretërojnë në 24 orët e fundit.

Në njoftim thuhet se e tërë sipërfaqja ku gjenden puset nëntokësore, fabrika e përpunimit të ujit, stacioni i pompave dhe rezervuari kryesor është e vërshuar, me ç’rast rrezikohen të gjitha stabilimentet elektromakinerike.

“Andaj, jemi detyruar të ndërpremë prodhimin e ujit për të ruajtur stabilimentet dhe personelin e kompanisë. Posa të bie niveli i ujërave sipërfaqësore, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit, por kjo varet nga kushtet atmosferike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur tash e gjashtë vjet

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka reaguar pas ftesës së ushtrueses së detyrës...

Sot dita e 8-të e protestës, kërkohet liria e çlirimtarëve!

Sot do të mbahet sërish protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës...