Ndërmarrësi shqiptar Gjergj Luca viziton Thaçin në Hagë, befasohet nga optimizmi dhe forca e tij

PUBLIKUAR

Ndërmarrësi shqiptar Gjergj Luca ka deklaruar se gjatë vizitës së tij të ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke thënë se ka hyrë në burg me qëllim që ta motivonte Thaçin,  por ai tha se u befasua nga jeta, optimizmi dhe forca qe mori nga ish-presidenti i Kosovës.

“Hyra për t’i dhënë optimizëm ati burri apo siç i thoni ju për t’i jap gajret me të thanë të drejtën kishte aq optimizëm aq shumë jetë aq shumë forcë sa unë dol i trishtuar edhe lash burra të fortë aty brenda që kishin energji pa fund dhe pozitivistët pa fund”, ka thënë  Luca, transmeton Telegrafi.

Më tej Luca ka treguar se beson në pafajësinë e Thaçit, pasi sipas tij “krimet” e vetme që i ka kryer Thaçi janë se ky i fundit e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujes dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe se ka organizuar luftën çlirimtare.

“Sot mbushen tre vite që Hashim Thaçi bashkë me shpirtin e shqiptarisë janë në Hagë duke vuajtur dënimin për ‘krimin’ e vetëm se sakrifikuan gjithçka për Kosovën e pavarur. Turp për shqiptarinë që helmohet përditë nga feudalizmi bolshevik (i udhëheqësve kosovarë). Lavdi veprës së trimërisë së këtyre burrave. Rroftë kombi shqiptar!”, ka thënë Luca. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...