Ndërkombëtaret po testojnë shtetësinë

PUBLIKUAR

foto (2)

Mosndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare në vend pas ngërçit politik ka befasuar shumëkënd, mirëpo jo edhe analistët politikë të cilët qëndrimin anash të tyre e vlerësojnë si një test për shtetësinë e Kosovës dhe liderët politikë të saj. Ky test po ndodh në kohën kur ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë.

Në fakt Kosova po ndërton për herë të parë institucione qendrore që pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.Se a janë apo jo të gatshëm për ta tejkaluar këtë bllokadë që ka kapluar vendin tash e disa muaj, liderët partiakë kanë kohë deri më 12 shtator, pasi që vetëm pas kësaj date faktori ndërkombëtar pritet të tregojë “dorën” e tij.

Për drejtorin ekzekutiv të organizatës “Demokracia në Zhvillim” Leon Malazogu, fakti që bashkësia ndërkombëtare nuk ka ndërhyrë deri më tani, tregon se ata janë duke i dhënë rast elitës politike që të dëshmojë veten dhe të tejkalojnë këtë ngërç pa ndërhyrjen e tyre. Mirëpo, sipas Malazogut, nëse plani i mbështetësve të shtetit të Kosovës është që të veprohet vetëm pas 12 shtatorit, atëherë kanë kalkuluar gabimisht, pasi që veprimi i atëhershëm do të jetë i vonuar

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...