Ndërkombëtarët nuk do të ndërhyjnë, mund të ketë zgjedhje

PUBLIKUAR

auto_10976100_113733001414255698

Nëse dy blloqet politike, PDK në njërën anë dhe VLAN në anën tjetër nuk pajtohen për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët, atëherë vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja të parakohshme. Kështu ka vlerësuar hulumtuesi në institutin KIPRED, Albert Krasniqi.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët janë kanë shprehur interesim vetëm për t’u respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe që të mos shkohet në zgjedhje të reja, mirëpo sipas tij në rast se nuk arrihet një kompromis në mes të dy palëve, atëherë zgjedhjet mbesin opsion real.

“Deri më tani të vetmet ndërhyrje ndërkombëtare kanë qenë që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe që të mos shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi vihet në dyshim pjesëmarrja në zgjedhje e komunitetit serb që jeton në veri të vendit, e për të cilin ka pasur angazhim ndërkombëtar që të ndodh. Nëse dështon arritja e një kompromisi mes palëve, zgjedhjet mbesin opsioni i vetëm për të zhbllokuar situatën, megjithëse edhe kjo nuk është e garantuar në rast se kemi përsëritje të rezultateve dhe të qasjes së partive. Përsëri mund të gjendemi para një momentumi të njëjtë”, ka vlerësuar Krasniqi për gazetën Zëri.

Sipas tij nëse mendohet të shkohet në zgjedhje të reja, atëherë duhet të vendoset deri në fund të muajit tetor, në mënyrë që më pas institucionet e reja të mund të formohen para muajit shkurt. “Nëse mendohet çfarëdo opsioni për zgjedhje të jashtëzakonshme, duhet të vendoset deri në fund të muajit tetor, pasi në rast të shpalljes ato nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë ditë (që i bije fillimi i muajit dhjetor) dhe kur kemi parasysh kohen e numërimit të rezultateve dhe shqyrtimit të ankesave, nuk mund të bëhemi me institucione të paktën deri në muajin janar të vitit 2015. Është vitale për vendin të bëhet me institucione funksionalen para muajit shkurt 2015 kur edhe përfundon periudha e shfrytëzimi të buxhetit me 1/12 nga viti paraprak”, ka shtuar Krasniqi./zeri/

SHIKO MË SHUMË

Hoti pret në takim përfaqësuesit e BB-së, diksutojnë për reformat sociale

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka pritur sot...

Rasti që tronditi Ferizajn, Bekim Varit, gati të nisë seanca! Pritet të paraqiten 4 dëshmitarë

Sot në Gjykatën Themelore pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin e Bekim Varit...

Ky është çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar listën e re të çmimeve...