“N’daq gjuani me plumba”, ministri Peci acarohet pasi Ganimete Musliu i hodhi ujë fytyrës në Komision

PUBLIKUAR

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur rrugaç dhe e ka gjuajtur me ujë, gjatë raportimit në komision, raporton Express

“Nuk ka hajni mo…edhe dostave të Ganes, nuk ka me vjedhë më në ministri. N”daq gjuni më ujë, ndaq më plumba, qysh keni gju ma herët, po nuk ka bir nane që e ndal Faton Pecin prej Ministrisë së Bujqësisë me e luftu krimin edhe korrupsionin”, ka deklaruar Peci.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç e më pas e ka gjuajtur me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci në mbledhjen e Komisionit  për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Debati mes Musliut e Pecit ka eskaluar teksa deputetja e PDK-së e ka lëshuar mbledhjen e komisionit pas përplasjes.

“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, ka thënë Musliu teksa ka lëshuar mbledhjen.

“Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës” ia ka kthyer ministri Peci.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli ka kërkuar pauzë pas përplasjes së deputetes Musliu me ministrin Peci./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...