Komuna e Lipjanit gjegjësisht Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe zhvillim rural në Lipjan ka pranuar një vendim nga Inspektorati pyjor i Kosovës ku ndalon gjuetinë në tërë territorin e Komunës së Lipjanit, transmeton LipjaniNews.com.
Në raportin e Drejtorisë thuhet se rekomandimet për të iniciuar procedurat ligjore për dhënien ne menaxhim të zonës gjuetisë së përbashkët Lipjani.
“Nga Inspektorati pyjor i Kosovës, kemi pranuar një Vendim , për ndalimin e gjuetisë në tërë territorin e Komunës së Lipjanit, dhe rekomandimet për të iniciuar procedurat ligjore për dhënien në menaxhim te zonës gjuetisë së përbashkët Lipjani. Lidhur me vendimin, ne kemi ftuar në takim shoqatat e gjuetisë në Lipjan , dhe i kemi informuar për procedurat e vendimit”, thuhet në raport.
Në raport thuhet se janë vlerësuar dëme ne sipërfaqet pyjore. Janë regjistrua dhe përgatitë fletëparaqitje për Gjykata dhe prokurori si raste të prerjeve ilegale të pyjeve. /LipjaniNews.com/


