Ndalohen dy persona në Ferizaj, të dyshuar për “Fajde”

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të prokurorit të Shtetit ka ndaluar dy persona me inicialet A.G dhe F.G në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”.

Reklama

Sipas një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kjo është bërë pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe pas grumbullimit të provave të nevojshme në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

“Sipas informatave të para të Policisë, i dëmtuari kishte paraqitur rastin në polici ku dyshohet se dy personat e dyshuar pasi i kishin dhënë shumën në vlerë prej njëzet mijë (20.000) euro, të njëjtin e kanë detyruar që të nënshkruaj në një fletore detyrimin ndaj tyre në shumën prej 73.000 euro edhe pse deri më tani viktima/i dëmtuari, u kishte paguar shumën prej 60.000 euro” thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. ​/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...