Ndalja e auto-ambulancës me barna të kontrabanduara në veri, reagon edhe MPB-ja

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka reaguar pasi sot në fshatin Rudare të Zveçanit, Policia ka ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Përmes një komunikate për media të MPB-së thuhet se njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit,  kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë.

Sipas tyre, drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.

MPJ-ja njoftoi se të gjitha këto barna ilegale të sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se lufta ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës do të jetë e pa kompromis dhe do të vazhdojë të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i së ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, i cili tha se e ka lajmëruar emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakun, për atë që ai e quan “skandal”.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...