Ndalet B1-shi rikthehen reduktimet

PUBLIKUAR

Ndalja e bllokut B1 të Termocentralit “Kosova B”, ka rikthyer reduktimet në mbarë vendin. Reduktimet të energjis elektrike ka pasur edhe në Prishtinë.

KESCO është informuar se njësia B1 e Termocentralit “Kosova B” është ndalur së prodhuari nga mesnata ndërmjet të dielës dhe të hënës.

Kjo është ndalje e paplanifikuar dhe ndodhi vetëm një ditë pasi njësia B2 ishte ndalur gjithashtu në mënyrë të paplanifikuar.

“Prandaj, aktualisht të dy njësitë e Kosovës B janë jashtë prodhimit. Kjo në nënkupton se vetëm Brenda dy ditësh është reduktuar prodhimi me mbi 70 për qind. Ekipet e KESCO-s janë duke bërë të pamundurën që të sigurojnë energji shtesë nga importi, por kjo është shumë e vështirë, sidomos gjatë orëve të para për shkak të rregullave ndërkombëtare”, është thënë në një njoftim për media të KESCO-s shkruan Telegrafi.

Sipas zyrtarëve të KESCO-s, ata janë detyruar të gjejë energji shtesë nga importi. “KESCO është e përgatitur që të furnizojë konsumatorët si në terma afatshkurtër ashtu edhe më afatgjatë. Por, mungesa e përnjëhershme e 70 për qind të prodhimit e vë në vështirësi, pasi duhet siguruar sasi e madhe e energjisë për një kohë shumë të shkurtër që të mbulohet GEP-I ndërmjet prodhimit të pakët dhe konsumit që pritet të rritet edhe më tepër gjatë festës së Bajramit”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...