Ndalesa e Don Xhonit, gjendet armë në veturën e kontrolluar nga policia

PUBLIKUAR

Policia e Rajonit të Prishtinës, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover. Në veturë ndodhej reperi Don Xhoni dhe Festim Strumcaku.

“Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë dy personave, dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një armë të shkurtë, një karikatorë si dhe 6 fishekë”, njofton policia, transmeton Express.

Policia njofton se i dyshuari, Festim Strumcaku, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë.

“Ndaj tij  është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi i policisë.

SHIKO MË SHUMË

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...