Komuna e Lipjanit ka njoftuar se i pari i Lipjanit ka qendruar në Ministrinë Administrimit të Pushtetit Lokal, ai ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me këtë Ministri, për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Gadime e Epërme, projekt i cili do të kushtoj 122,218.24 euro
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të financoj në këtë projektme shumë prej: 70,000.00 euro, ndërsa Komuna e Lipjanit do të vazhdoj me pjesën e mbetur 52,218.24 euro, thuhet në njoftim
Me këtë rast, Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, po e përmbush edhe një premtim të tij, ndërsa banorët e fshatit Gadime sot kanë përfituar edhe një projekt shumë të rëndësishëm për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Gadime e Epërme, kurse me realizimin e këtij projekti do të krijohet një ambient i pastër dhe më i mirë për qytetarët e këtij vendi./LipjaniNews/


