NBA: LeBron James s’ia del i vetëm, Celtics fitojnë edhe të dytën

PUBLIKUAR

LeBron James e tha fjalën e tij, por Cleveland Cavaliers u dorëzuan sërish para Boston Celtics në “TD Garden”.

I mahnitshëm 31-vjeçari me “triple double”: 42 pikë, 12 asite dhe 12 rikuperime, por magjia e “Mbretit” James sërish nuk mjaftoi para skuadrës më të titulluar në historinë e NBA. Celtics triumfuan 107–94 edhe ndeshjen e dytë të serisë finale në Konferencën e Lindjes dhe tashmë shkojnë më moralin e duhur në dy përballjet e radhës që do të zhvillohen në  “Quicken Loans Arena” të Clevelandit.

Cavaliers imponuan ritmin e tyre gatë pjesës së parë, sidomos në periodën e dytë, duke krijuar një diferencë prej 11 pikësh, me tabelën elektronike që tregonte shifrat 44-55. James bënte detyrën për miqtë, por Bostoni, edhe pa Irving, arriti të ringrihej gradualisht falë forcës së grupit dhe ndihmesës së padiskutueshme që dhanë lojtarët e stolit, duke marrë avantazhin në fund të periodës së tretë, për të fituar në fund me 13 pikë epërsi.

Brown (23), Rozier (18), Horford (15), Marc Morris (12), Smart (11) e Tatum (11), janë plot 6 basketbollistë të Celtics që shënuan mbi 10 pikë, ndërsa në radhët e Cavs James nuk u ndihmua sa duhet nga shokët e skuadrës, me Kevin Love që shtoi 23 pikë, ndërsa Korver vetëm 11 pikë.

Finalistët e sezonit të kaluar do të kenë nevojë ndoshta për një forcë të mbinatyrshme për të përbysur avantazhin e dyfishtë të serisë të Celtics, por me jashtëtokësorin James në organikë, e pamundura nuk ekziston./SS/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...