Nazim Bllaca nuk i duhet më EULEX-it!

PUBLIKUAR

nazim-bllaca-nuk-i-duhet-m-euml-eulex-it_hd

EULEX-i nuk parasheh që Bllacën ta konsideroj as si dëshmitar edhe në proceset tjera me fillimin e proceseve gjyqësore pas themelimit të Gjykatës Speciale. Kështu të paktën kanë deklaruar për gazetën “Botapress” zyrtarë të misionit EULEX.

Katër vjet më parë e kishin këshilluar që të mos lëvizë shumë nga shtëpia dhe të mos jetë i pranishëm në media, megjithëse i kishin ofruar mbrojtje të afërt.

Zyrtarë të Misionit të EULEX-it një kohë të gjatë i kishin qëndruar pranë shtëpisë duke i ofruar siguri ish-agjentit të SHIK-ut, Nazim Bllacës, i cili në fund të vitit 2009, publikisht tregoi për vrasjet që i kishte kryer me urdhër të eprorëve të tij.

Bllaca, bashkë me grupin që ai e quante “skuadra e vrasjeve të SHIK-ut” kishte përmendur edhe emrin e deputetit Azem Syla, si lider i këtij grupi.

Një kohë të gjatë, në dy procese gjyqësore, Bllaca shërbeu për Misionin Ndërkombëtar për Sundim të Ligjit si dëshmitari bashkëpunues, procese këto që rezultuan me dënimin e një grupi bashkëpunëtorësh të Bllacës.

Kjo mbase i ndihmoj këtij të fundit që masa ndaj tij të jetë më e lehtë, pavarësisht se ai akuzohet për vrasjen e një personi.

Por, sot, edhe pse ndodhet duke vuajtur dënimin me burg, Bllaca nuk konsiderohet më si dëshmitar i mbrojtur për EULEX-in.

Madje, EULEX-i nuk parasheh që Bllacën ta konsideroj as si dëshmitar edhe në proceset tjera me fillimin e proceseve gjyqësore pas themelimit të Gjykatës Speciale.

Kështu të paktën kanë deklaruar për gazetën “Botapress” zyrtarë të misionit EULEX.

“Në lidhje me pyetjet e juaja, përgjigja është Jo për të dyja pyetjet”, kanë deklaruar zyrtarë të EULEX-it kur janë pyetur nga “Botapress” nëse Bllaca do të jetë dëshmitar i mbrojtur I EULEX-it dhe nëse do të shërbej edhe në proceset tjera pas formimit të Gjykatës Speciale për Kosovën. /botapress/

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...