Navas: PSG-ja, e gatshme të garojë për titullin e Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Portieri Keylor Navas thotë se skuadra e Paris Saint-Germainit është tejet e motivuar të luftojë për titullin e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit gjatë këtij sezoni.

Kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germaini, është kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në secilin prej tetë edicioneve të fundit të kësaj gare, mirëpo nuk ka arritur asnjëherë të shkojë përtej fazës çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Seria e dështimeve e përfshin humbjen me rezultat të përgjithshëm 6:5 kundër Barcelonës në vitin 2017 dhe eliminimin nga Manchester Unitedi në vitin 2019, përkundër që kishte qenë në epërsi me rezultat 3:1 kur kishin mbetur vetëm edhe një orë lojë.

Pasi e mposhti Borussia Dortmundin këtë sezon për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve 2019/20, Navas beson se PSG-ja është favorite për të sfiduar për titullin e kampionit.

“Unë e di se Liga e Kampionëve është një garë e vështirë, mirëpo nuk është e pamundur për ta fituar. Kështu që ne jemi gati të luftojmë në këtë garë”, ka thënë Navas.

“Unë e di se bashkëlojtarët e mi janë tejet të motivuar. Ata kanë punuar shumë në shtëpi sepse ne të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj gare – për skuadrën, për klubin, për tifozët. Ne i dimë përgjegjësitë tona”.

Paris Saint-Germaini nuk ka zhvilluar ndeshje që nga ndeshja kthyese kundër Dortmundit në Parc Des Princes më 11 mars. Pasi që sezoni i Ligue 1 është përfunduar para kohe, PSG-ja do të luajë këtë sezon vetëm në ndeshjet e Championsit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...