NATO tërheq 50 koka bërthamore B61 nga baza Inçirlik në Turqi?

PUBLIKUAR

Tentimi për një grusht shtet ushtarak në Turqi dhe mbyllja e bazës ajrore Inçirlik, kanë ngritur një sërë dilemash dhe pyetje të rëndësishme – sa është mençuri mbajtja e rezervave më të mëdha të armëve bërthamore në Evropë, në një vend të ndjeshëm siç është Turqia.

Kërcënimet potenciale terroriste në këtë bazë të NATO-s, vetëm 100 kilometra larg kufirit sirian, ka quar në ngritjen e nivelit të sigurisë në këtë vend, transmeton Telegrafi.

Thuhet se në bazën ushtarake Inçirlik ruhen 50 bomba bërthamore të tipit B61. Dhe tentimi për një grusht shtet, ka rritur shqetësimin për mbajtjen e një arsenali të tillë të rrezikshëm në një rajon të paqëndrueshëm.

Qeveria turke ka bërë të ditur se disa nga puçistët kanë qenë të stacionuar në Inçirlik, nga ku edhe kishin ikur me helikopterë. Dhe për këtë arsye është mbyllur hapësira ajrore mbi bazë dhe është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Gjithashtu, janë ndaluar përkohësisht edhe operacionet ajrore amerikane kundër militantëve të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.

“Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se mbajtja e armëve bërthamore në Turqi është e rrezikshme, e në veçanti që gjatë viteve të fundit kur edhe është rritur ndjeshëm rreziku”, ka deklaruar për Guardian, Hans Kristensen, ekspert i armëve bërthamore në Aleancën e shkencëtarëve amerikanë.

“Mendoj se gjendja e sigurisë në Turqi dhe në zonën përreth bazës ushtarake, nuk i plotëson kërkesat e sigurisë për ruajtjen e armëve bërthamorë të SHBA-ve. Duhet të merren parasysh të gjitha këto paralajmërime para se diçka të shkoj keq. Ka ardhur koha për tërheqjen e këtyre armëve”, ka shtuar Kristensen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...

Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin...

Temperaturat deri në 33°C sot, IHMK paralajmëron mot të nxehtë edhe në fillim të shtatorit

Kosovën sot e pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat maksimale...