NATO: Shqyrtohet involvimi më i madh në luftën kundër IS-it

PUBLIKUAR

NATO-ja thotë se po e shqyrton mundësinë e përfshirjes më të madhe në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot pas takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës se “ne vendosëm ta thellojmë rekomandimin për stërvitjen e NATO-s dhe ndërtimin e kapaciteteve në Irak”.

Me këtë nismë kërkohet plotësimi i trajnimit të oficerëve të Irakut në Jordani, derisa ushtria irakaine po ndërmerr ofensivë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas zotit Stoltenberg, qëllimi është që marrëveshja të arrihet në samitin e NATO-s në Poloni.

Aleanca, po ashtu, po e shqyrton mundësinë e mbështetjes direkte të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, me aeroplan vëzhgues të tipit AWACS, transmeton rel.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, e ka mirëpritur këtë zhvillim, por tha se do të kishte dëshirë “ta shihte NATO-n duke bërë më tepër” për të ndihmuar në shkatërrimin e grupit Shteti Islamik.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...