NATO nuk i jep Serbisë radarin për kontrollin ajror në Kosovë

PUBLIKUAR

Këtë e ka konfirmuar drejtori i kontrollit ajror të Serbisë dhe Malit të Zi (SMATSA), Radojica Rovcanin

Drejtori i kompanisë së vetme në Serbi, e cila është pjesë e Bashkimit Evropian, njoftoi projekte serioze të cilat do të kontribuojnë që SMATSA të mbetet në krye të Eurocontrol, që ka 44 shtete anëtare, nofton agjensia Beta.

Sipas tij, SMATSA aktualisht është në finalizim e lejeve, dokumentacionin e projektit dhe përgatitjen e tokës për ndërtimin e kullës në aeroportin “Nikola Tesla”, radarin primar dhe sekondar në Beograd dhe në Besna kobila afër Vranjës. Gjithashtu është duke punuar në përmirësimin e sistemit të hardverit dhe softverit në përputhje me kontrollin më modern të trafikut ajror në Evropë.

“Radari në Besna kobila afër Vranjës, ndërtimi i të cilit do të fillojë vitin e ardhshëm, është shumë i rëndësishëm për jugun e Serbisë, pas mbylljes së Kopaonikut. Falë tij, ne do të shohim të gjithë Ballkanin dhe nuk do të varemi nga radari që NATO nuk po na e kthen. Ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që NATO të na e kthej atë radar, të paktën atë civil, por ata e kanë lidhur këtë me hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën dhe ne kemi vendosur të mos presim, por të ndërtojmë”, tha Rovcanin./Express/.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...