Bournemouth kanë arritur marrëveshje për të nënshkruar me alon e djathtë të Liverpoolit, Nathaniel Clyne deri në fund të sezonit
Anglezi 27 vjeçar ka luajtur vetëm katër ndeshje të Premier Ligës këtë sezon, derisa është zëvendësuar tri herë.
Clyne sigurisht do të luaj më shumë në Bournemouth, të cilët kohëve të fundit kanë probleme me lëndimin e lojtarëve në këtë pozitë, Simon Francis dhe Adam Smith.
Junior Stanislas ka luajtur në anën e djathtë të mbrojtjes për Bournemouthin në barazimin 3-3 kundër Watfordit të mërkurën dhe është lavdëruar për paraqitjen e tij të mirë nga menaxheri Eddie Hoëe-por ai është më shumë një mesfushor ofensivë i krahut.
Clyne ju bashkua Liverpoolit nga Southampton në verën e vitit 2015 dhe fillimisht ishte zgjidhje e parë në anën e djathtë.
Megjithatë, ai ishte lënduar sezonin e kaluar dhe ka mbetur pa minuta te lojës shkaku i shkëlqimit të Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez që kanë shkëlqyer në atë pozitë. /GazetaExpress/


