Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, e ka quajtur ndeshje të veçantë ballafaqimin e sotëm të Interit ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve për kapitenin e zikaltërve, i cili do ta bëjë debutimin në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Edhe pse një golashënues tejet i frytshëm, sulmuesi argjentinas kurrë nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ai do ta bëjë debutimin sonte kundër Spurs, dhe sipas bashkëshortes së tij, ai është i ngazëllyer që më në fund do të luajë në këtë garë.
“Do të luajmë për çdo gjë sonte”, tha Wanda për Tiki Taka.
“Për Mauron është ndeshje shumë e veçantë, sepse atij i bën shumë për këtë fanellë. Vitin e kaluar ishte i bindur se Interi do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe sonte do të jetë debutimi i tij në këtë garë. Është natë emocionale për tërë familjen”, shtoi ajo. /Gazeta Express/


