Nate Diaz: Kemi mbetur vetëm dy gangsterë në UFC

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Nate Diaz, ylli i arteve marciale mikse, ka dhuruar spektakël jo vetëm në kafaz por edhe jashtë saj. Ai mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve Anthony Pettis në eventin UFC-241 zhvilluar të dielën në Kaliforni, duke u rikthyer në kafaz pas 3 vitesh.

Por pas duelit ai ka dhuruar sërish spektakël me deklaratat e tij. “U riktheva pasi të gjithë ta shpifin. Nuk ka asnjë njeri të denjë për t’u përballur”, tha Diaz, që njihet edhe me nofkën e “njeriut të keq”.

“Dua ta mbroj këtë titull, të “njeriut më të keq në planet” ndaj Jorge Masvidal. Nuk ka më gangster në këtë sport, kemi mbetur vetëm unë dhe ai. Ai kurrë nuk është përballur me një ganster si unë. Jorge duelon në kafaz që në vitin 2004, kur erdha unë. Ndaj është rivali më i mirë për mua”, tha Nate Diaz.

Më tej, 34-vjeçari amerikan tha: “Mund të qëndroj pa dueluar edhe 10 vjet, por mos harroni që unë do të jem përjetë një luftëtar. Unë nuk e di se kur do të rikthehem në kafaz, sërish këtë vit apo më vonë. Unë nuk e kam idenë se çfarë muaji jemi”.

Duke folur për disa nga emrat e rinj të katapultuar në UFC gjatë 3 viteve të fundit, Diaz tha: “Covington? Në çfarë kategorie duelon. Nuk më intereson aspak për një njeri që ka vetëm 2 javë këtu. Askren? E kanë fryrë sikur të ishte Zoti, por më pas erdhi Masvidal dhe në 5 sekonda e hodhi KO”./Telesport/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...