Nata e Shaqirit, shënon dhe asiston në përmbysjen e Lyonit ndaj Marseille

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri ka “shpërthyer” sonte me një gol dhe asist në fitoren me përmbysje ndaj Marseille 2:1, në kuadër të javës së 14-të në Ligue 1.

Marseille kaloi i pari në epërsi në minutën e 10-të përmes Guendouzit, shkruan Gazeta Express.

Deri në minutën e 76-të, nuk pati reagim nga Lyoni, derisa u shfaq Xherdan Shaqiri.

Ai fillimisht shënoi gol të rrallë me kokë në minutën e 76-të, para se të asistonte në të 89-tën për Dembelen, i cili realizoi gol të mrekullueshëm.

Me këtë fitore, Lyon shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e shtatë, kurse Marseille mbetet i treti me 40. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...