Samir Nasri është pagëzuar me emrin ‘tradhtar’ nga tifozët e Arsenalit kur iu bashkua Manchester Cityt.
Por si duket mesfushori francez është i dhënë shumë pas skuadrës së tij Manchester City dhe ka dhënë një deklaratë interesante.
Francezi ka thënë se dëshira e tij është ta mbyllë karrierën në ‘Etihad Stadium’, edhe pse ka pranuar se në futboll të ardhmes nuk i dihet.
“Askush nuk mund të garantojë në futboll se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, mirëpo dëshira ime është ta përfundojë karrierën te City”.
“Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me kryetarin e klubit dhe të gjithë shokët”.
“Kryetari ka një plan ambicioz dhe City do të bëjë gjëra të mëdha duke qenë dominues në botë në vitet e ardhshme. Do të jem i kënaqur nëse përfundojë këtu karrierën time”, deklaroi Nasri. /Telegrafi/


