Naser Rugova, i habitur me disa deputetë të LDK-së: Thonë se nuk e votojnë Thaçin, ia bëjnë kuorumin!

PUBLIKUAR

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova, tashmë anëtar i LDK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka marrë shumë telefonata nga deputetët e LDK-së, që për të janë zhgënjyese.

“Sot më kanë thirrur në telefon disa deputete dhe deputet të LDK-së, që trumbetojnë shumë për rugovizmin! Nuk munda t’i kuptoj: nuk e votojmë Thaçin kurrë, por do marrim pjesë në seancë, që nënkupton me ja bërë kuorumin dhe me i mundësuar zgjedhjen! Ju thashë pse po më thirrni, jeni deputetë, veproni sipas zërit dhe vullnetit të elektoratit. Elektorati është kundër më thoshin, por na duhet.. Ju thashë troç: Prapë te elektorati duhet të ktheheni, por elektorati gjithmonë e thotë fjalën e vet! Personalisht mendoj se zgjedhja e një presidenti si Thaçi e dëmton shumë Kosovën dhe kauzën e LDK-së”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...