Naser Osmani heq dora nga gara për deputet, falënderon Degën e LDK-së në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Naser Osmani përmes një profili në rrjetin  social Facebook ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet qe do të mbahen më 6 tetor.

Osmani po ashtu ka falenderuar Degën LDK-së në Lipjan duke thënë: Dëshiroj të falënderoj Degën time dhe Kryesinë e LDK-së, t’u dëshiroj suksese kolegëve të mi të kandidatë, si dhe jam i bindur se LDK-ja do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve

Ja statusi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Gjatë ditëve të fundit, jam përballur me një presion medial krejtësisht të padrejtë.
Kundër meje ka filluar një proces gjyqësor, mbi një aktakuzë pa asnjë bazë të arsyeshme edhe pa asnjë fakt.
Ekspertiza gjyqësore e dëshmon të kundërtën e pretendimeve të prokurorit dhe e vë në pah pastërtinë time të plotë.
Të dashur qytetarë, si përfaqësues i juaji në gjashtë legjislatura, kam mbrojtur me nder interesin e përgjithshëm dhe kam bërë më të mirën e mundshme.
Duke e vlerësuar pafundësisht besimin që më keni dhënë dhe për të garantuar proces gjyqësor pa asnjë ndikim dhe pas asnjë dyshim, kam vendosur që, përkundër propozimit nga Dega e Lipjanit, të mos jem pjesë e listës së LDK-së, partisë sime të përjetshme.
Dëshiroj të falënderoj Degën time dhe Kryesinë e LDK-së, t’u dëshiroj suksese kolegëve të mi të kandidatë, si dhe jam i bindur se LDK-ja do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

SHIKO MË SHUMË

Zgjedhjet/ Numërohen 97 përqind të votave, procesi po shkon drejt përfundimit…

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit. Deri më tani, sipas faqes...

Voton Vjosa Osmani

Ka votuar u.d e presidentit, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express. Osmani është parë së bashku...

Voton Avdullah Hoti

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Avdullah Hoti ka votuar sot, raporton Gazeta Express. Hoti së...