NASA pretendon se kanë zbuluar ferrin (Video)

PUBLIKUAR

Një “botë e huaj” me madhësi të dyfishtë të tokës, e mbuluar me lumenjtë lavë – dhe me një bërthamë DIAMANTI – thuhet se është zbuluar nga NASA.

Siç shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, planeti misterioz “Cancri 55 e” ka një atmosferë të hidrogjenit cianid – një armë kimike e përdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore – dhe temperaturën e sipërfaqes prej 2,000 gradë celsius.

Shkencëtarët e hapësirës besojnë se ajo përbëhet prej karbonit dhe presioni i saj i brendshëm është aq i fortë saqë mendohet se bërthama e saj është një diamant i madh.

NASA ka krijuar një animacion të bazuar në vëzhgimet e fundit për të treguar se si mund të duket i ashtuquajturi “exoplanet” – një planet jashtë sistemit tonë diellor, transmeton Telegrafi.

Planeti – i njohur gjithashtu si Janssen – orbiton një yll si Dielli 40 vjet drite larg, me emrin 55 Cancri A. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...